Ligjëratë e hapur virtuale me studentët e Fakultetit Juridik

31 Janar 2022

Në kuadër të bashkëpunimeve ndërkombëtare në lidhje me ligjërata nga profesorë të huaj, Prof. Dr. Goran Ilik ishte profesori i radhës në Fakultetin Juridik, i cili mbajti ligjëratë të hapur virtuale me studentët me temën “The rise of EU digital constitutionalism”. I njëjti është dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin St. “Klement Ohridski” nga Manastiri.

Fakulteti Juridik i Kolegjit AAB javë më parë ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin Juridik të Universitetit St. “Klement Ohridski”. Në fund të ligjëratës, studentët parashtruan pyetje të shumta.

Share: