Në kuadër të ligjëratave me profesorë të huaj, Prof. Dr. Tomorr Plangarica ishte profesori vizitor i radhës në Fakultetin e Gjuhës Angleze. Prof. Tomorr Plangarica mbajti ligjëratë të hapur virtuale me studentët me temën “Mbi Studimet Albanologjike dhe Gjuhën Shqipe në Francë”. I njëjti është studiues në fushën e gjuhësisë dhe shkencave të ligjërimit, me përvojë të gjatë në fushën e mësimdhënies në universitet.
Para studentëve të Fakultetit të Gjuhës Angleze ai foli, ndër të tjera, edhe për kontributin e jashtëzakonshëm që albanologët francezë kanë dhënë në gjuhësinë shqiptare në rrafshin diakronik dhe sinkronik, duke u ndalur në kontributin e secilit prej tyre. Pas ligjeratës, studentët parashtruan pyetje të shumta.