Ligjëratë me studentët në kampusin e Kolegjit AAB në Gjakovë me temën “Mekanizmi kundër dhunës në familje me theks të veçantë në parandalimin e dhunës dhe pasojat”

9 Dhjetor 2021

Nën organizimin e drejtorit të kampusit të Gjakovës, Rifat Haxhiaj dhe prorektores Venera Llunji është organizuar ligjëratë me studentët e Kolegjit AAB.

Ligjërata u mbajtë me temën “Mekanizimi kundër dhunës në familje me theks të veçantë në parandalimin e dhunës dhe pasojat”.

Ndër të tjera u sqaruan faktorët që ndikojnë në nxitjen e dhunës në familje dhe në pergjithësi në shoqerinë tonë; shkaqet dhe pasojat e dhunës në familje. Studentët u bën pjesë e diskutimit përmes pyetjeve dhe komenteve. 

Pjesë e ligjëratës ishin edhe drejtoresha e Shtëpisë së Sigurtë në Gjakovë, znj. Erblina Dinarama dhe znj. Fatmire Bajrami-Qufaj, mbrojtëse e viktimave në Prokurorinë Themelore në Gjakovë. 

Share: