Ligjëratë speciale me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj

18 Prill 2018

Të nderuar studentë,

kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në ligjëratën e organizuar nga Kolegji AAB me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, me temën “Qeverisja lokale me theks të veçantë Komuna e Deçanit”.

Ligjërata do të mbahet të enjten, më 19 prill 2018, nga ora 13: 00, në Amfiteatrin e madh, (AG-101), Kolegji AAB, kampusi në Gjakovë.

Ligjërata është e hapur për të gjithë të interesuarit.

Ju mirëpresim!

Ftesë për studentë- Ligjëratë speciale me kryetarin e komunës së Deçanit

Share: