Majlinda Doda, gazetare dhe folëse e dalluar në Radio Kosova (RTK)

28 Janar 2015

Majlinda Doda, tashmë është bërë gazetare me përvojë në Radio Kosovë. Ajo u gjet në mesin e profesionistëve të kësaj shtëpie mediale, menjëherë pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Komunikimit Masiv në AAB.

E kam zgjedhur AAB-në për të studiuar sepse në ky institucion arsimor, ka ofruar njohuri nga fusha të ndryshme dhe ka sjellur emra të njohur të profesorëve, në veçanti në fushën e medias. Gjatë tri vite studimesh në AAB, ky institucion ka sjell emra të njohur të fushës së medias dhe ekspertë të fushës së komunikimit.”, ka thënë Majlinda Doda, e cila studimet bachelor i ka përfunduar në Fakultetin e Komunikimit Masiv në AAB.

Majlinda shprehet se gjatë studimeve në AAB i është dhënë mundësia që të realizojë emisione të ndryshme në kuadër të detyrave shkollore “Kjo na ka mundësuar që të që zhvillohemi në shumë fusha të komunikimit masiv”,thotë ajo, ndërsa kujton edhe vizitat studimore tëmediave në Shqipërie në vende të tjera.“Të gjitha këto na kanë bërë që në mendjen tonë të shënohen momente të veçanta, që nuk do t’i harrojmë asnjëherë”, thotëMajlinda.

MajlindaDoda për revistën “Alumni AAB” shton se njohuritëe fituara nga fusha të ndryshme që ka ofruar AAB-ja, kanë bërë që me shumë lehtësi t’i tejkalojmë sfidat dhe problemet që na janë shfaqur.

Përvoja e saj e punës në media ka filluar gjatë vitit të fundit të studimeve. Në vitin 2005 ka qenë e angazhuar si lexuese e dokumentarëve në sektorin edukativ në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Pas përfundimit të studimeve ka filluar punën në të përditshmen “Infopress” ku si gazetare, për një vit e gjysmë, ka mbuluar fushën e kulturës. Aktualisht në RTK Radio, Majlinda është e angazhuar në dhomën e lajmeve si gazetare, po ashtu është edhe folëse në edicione të lajmeve.

Share: