Drejtori i kompanisë së sigurimeve “Illyria Life”, Albin Podvorica, ka mbajtur ligjëratë për studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, me ftesë të Prof.Ass.Dr. Donika Aliu – Zhuja.
Tema e kësaj ligjërate ishte “Përvojat praktike nga puna në sektorin e sigurimeve dhe rëndësia e Departamentit të Marketingut”.
Gjatë ligjëratës u diskutuan disa pika kyçe, përfshirë: rëndësinë e sigurimit të jetës në Kosovë; përfitimet individuale dhe familjare; zhvillimi i tregut të sigurimeve në Kosovë; rëndësia e departamentit të marketingut; përvoja praktike nga kompania “Illyria Life”, etj.
Podvorica, ndau shembuj konkretë nga përvoja e tij e gjatë profesionale, duke ofruar një perspektivë praktike për studentët, në mënyrë që ata të kuptojnë funksionimin e industrisë së sigurimeve dhe rëndësinë e marketingut brenda saj.
Ligjërata ishte një përvojë e vlefshme dhe motivuese për studentët, duke i pajisur ata me njohuri dhe praktika bashkëkohore të sektorit të sigurimeve.


