KOLEGJI AAB NËNSHKRUAN MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME UNIVERSITETIN NGA IZRAELI

13 Nëntor 2025

Kolegji AAB ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me AFEKA – The Academic College of Engineering, një nga institucionet e arsimit të lartë më të njohur në Tel Aviv, Izrael.

Rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar

Zv.rektori i Kolegjit AAB, Prof. Assoc. Dr. Ilir Bytyçi, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi ndërkombëtar për zhvillim të projekteve të përbashkëta institucionale në fushën e inovacionit dhe teknologjisë, si dhe për inicimin dhe implementimin e shumë projekteve dhe aktiviteteve me karakter akademik dhe shkencor, që forcojnë rrjetëzimin global.

Fushat e bashkëpunimit

Palët nënshkruese janë pajtuar për bashkëpunim në fusha me interes të përbashkët, si: shkëmbimin e studentëve; shkëmbimin e stafit akademik dhe administrativ; bashkëpunimin në kërkime dhe aktivitete akademike; zhvillim të përbashkët të kurrikulave; shkëmbim kulturor; bashkëpunim online dhe virtual, etj.

Gjithashtu përmes marrëveshjes parashihet bashkëpunimi në identifikimin dhe aplikimin e projekteve të përbashkëta ndërkombëtare, përfshirë Erasmus+ Capacity Building, Horizon Europe dhe programe të tjera relevante.

Share: