Marrëveshje bashkëpunimi mes Fakultetit të Gjuhës Angleze dhe V&T Consulting

13 Qershor 2022

Fakulteti i Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB i jep një rëndësi të veçantë bashkëpunimit me partnerë, të cilët janë burim potencial për punë praktike për studentët aktualë dhe për punësime për të diplomuarit e këtij fakulteti. Në këtë kuadër, Fakulteti i Gjuhës Angleze, dega Gjakovë, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me V&T Consulting SH.P.K, një kompani e cila është e specilatizuar në telemarketing ndërkombëtar dhe operon në gjuhën angleze dhe në gjuhë të tjera. 

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i kësaj dege, z. Rifat Haxhija dhe drejtori i kompanisë, z. Besnik Berisha. Ky bashkëpunim do të zgjerohet edhe më tej duke patur parasysh se kompania është duke u zgjeruar edhe më shumë me klientë ndërkombëtar.

Share: