Studentët e Fakultetit të Infermierisë mbajnë intervista pune me rrjetin e klinikave SANA në Gjermani

24 Mars 2022

Për dy ditë radhazi, një numër i madh i studentëve të Infermierisë së Kolegjit AAB, të cilët janë pjesë e Programit për Karrierë dhe Punësim, janë intervistuar nga drejtorët e klinikave të rrjetit SANA në zonën e Stuttgartit dhe München-it në Gjermani.

Intervistat u realizuan online, ku partneri jonë gjerman SANA pati mundësinë që të njoh dhe të intervistojë studentët potencial të cilët do jenë pjesë përbërëse e stafit të klinikave të cilat operojnë në ombrellën e SANA. Intervistat janë realizuar të gjitha në gjuhën gjermane, pasi që studentët e Programit të cilët janë intervistuar veqse janë në përfundim të nivelit B2 të gjuhës gjermane në kurset të cilat i organizon LINGUA në Kolegjin AAB.

Përfaqësuesit e klinikave janë shprehur jashtëzakonisht të kënaqur me performancën dhe përgatitjen e studentëve të Programit si në gjuhën gjermane poashtu edhe për përgatitjen e tyre profesionale. Ndërsa studentët e Programit për Karrierë dhe Punësim, janë shprehur mirënjohës për mundësitë e pafundme që ofron ky Program, ndër të tjera edhe mundësinë që të njohin paraprakisht punëdhënësin e tyre gjerman.

Share: