Mbahet koncerti me muzikë japoneze “Koto Concert” në Teatrin Kamertal të Kolegjit AAB

21 Tetor 2022

Mbrëmë në Teatrin Kamertal të Kolegjit AAB, është mbajtur “Koto Concert” nga dy artiste të njohura japoneze, Atsuko Suetomi dhe Rokufumi Izumi.

Ky koncert është organizuar në kuadër të bashkëpunimit mes Ambasadës së Japonisë në Kosovë, dhe Kolegjit AAB. Pjesëmarrësit patën rastin të dëgjojnë tingujt e instrumentit kombëtar japonez të quajtur ‘’koto”, ndërsa pati edhe vallëzime tradicionale japoneze.

Kolegji AAB, shpreh mirënjohjen ndaj ambasadorit të Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka, për bashkëpunimin dhe promovimin e ndërsjelltë kulturor përmes organizimeve të tilla.

Share: