Mbahet ligjëratë për studentët e Fakulteti Juridik të kampusit të Kolegjit AAB në Ferizaj

9 Qershor 2022

Është zhvilluar ligjëratë me studentët e Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB në objektin e Gjykatës Themelore të Ferizajt në bashkëpunim me organizatën USAID. Aty studentët patën mundësi të njoftoheshin me kryetarin e kësaj gjykate z. Mustafë Tahiri dhe të ndiqnin nga afër rregullat dhe procedurat e një rasti gjyqësor.

Kjo ligjëratë kishtë të bëjë me qasjen në gjykatë, shërbimet dhe praktikat që ofrohen për studentët tanë. I pranishëm ishte edhe Drejtori i Kampusit të Kolegjit AAB në Ferizaj prof. dr. Shaip Bytyqi, i cili inkurajoi studentët për praktikë dhe avancim të mëtutjeshëm në fushën e drejtësisë.

Share: