Është mbajtur sesioni informues me studentët e Kolegjit AAB, në lidhje me mundësitë për aplikim në projektet studentore. Ky sesion është mbajtur në kuadër të thirrjes për aplikim nga Zyra për Zhvillimin e Projekteve të Kolegjit AAB, e cila synon të fuqizoj rolin e studentëve, shtimin e aktiviteteve jashtë kurrikulare si dhe pasurimin e jetës studentore.
Ju rikujtojmë se aplikantët duhet të dërgojnë aplikacionet e plotësuara deri me datën 31 mars 2023, kurse afati i fundit për kërkimin e sqarimeve nga Zyra për Zhvillimin e Projekteve, është deri me datën 27 mars 2023.