Zyra e Sigurimit të Cilësisë organizoi një trajnim për 12 zyrtarët e sigurimit të cilësisë në nivel të fakulteteve të Kolegjit AAB. Trajnimi kishte për qëllim ofrimin e informatave në bazë të praktikave evropiane në lidhje me sistemet e menaxhimit të brendshëm të cilësisë, mekanizmat e sigurimit të cilësisë së mësimdhënies, mësimnxënies dhe vlerësimit, si dhe instrumentet e vlerësimit sikurse pyetësorët dhe shfrytëzimi i të dhënave për planifikim strategjik dhe vendimmarrje të informuar.
Trajnimi u mbajt nga Anca Prisacariu, eksperte ndërkombëtare e sigurimit të cilësisë e cila ka përvojë të gjerë pune me organizata ndërkombëtare për arsimin e lartë. Anca Prisacariu vepron si eksperte për agjenci të ndryshme kombëtare të sigurimit të cilësisë në të gjithë Evropën dhe jashtë saj.