Mbyllet me sukses projekti dy javor i Programit Fullbright me specialistin e sigurisë kibernetike Dr.William Butler, në Kolegjin AAB

3 Dhjetor 2019

Me një ligjëratë të hapur për studentët dhe të interesuarit e tjerë të kësaj fushe në mbajtur në Kolegjin AAB, eksperti amerikan i sigurisë kibernetike, udhëheqës i departamentit për Siguri Kibernetike në Universitetin e Teknologjisë Capitol në ShBA, Dr. William Butler, ka përmbyllur vizitën dyjavore në Kolegjin AAB, në kuadër të projektit “Sfidat e sigurisë kibernetike ne vendet në zhvillim”.

Ky projekt dhe qëndrimi i prof.Butler në Kolegjin AAB, u realizua në përakrahje të Programit Fullbright dhe mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit e Ambasada Amerikane në Kosovë.

Në takimin e fundit “TALK” ku përveç studentëve e stafit akademik, morën pjesë edhe të interesuar të tjerë nga fusha e sigurisë kibernetike u diskutua për identifikimin e elementeve kyçe të sigurisë nacionale kibernetike në Kosovë, strategjitë që duhet ndjekur për të rritur vetëdijen e popullatës për kërcënimet e sigurisë si dhe ngritjen e aftësive të profesionistëve të kësaj fushe në Kosovë që t’u përgjigjen më mirë këtyre kërcënimeve kibernetike. 

96% e të dhënave të Ushtrisë Amerikane, sigurohen nga kompanitë private, ndërsa vetëm 4% nga vet stafi i ushtrisë, tha në mes tjerash Dr.Butler, prandaj edhe ky diskutim u vlerësua i rëndësishëm për pjesëmarrësit për inkurajimin e të rinjve që të merren sa më shumë me sigurinë kibernetike.

Në fund të pranishmit shtruan pyetje të ndryshme që lidhen me sigurinë kibernetike, duke analizuar edhe apektet e privatësisë, e që sipas Butler jemi në kohën e mbikëqyrjes andaj edhe monitorohemi nga çdo anë.

 

Share: