Me tryezën “Familja shqiptare në tranzicion”, u shënua Dita Ndërkombëtare e Familjes

Për nder të Ditës Ndërkombëtarë të Familjes, Fakulteti i Shkencave Sociale organizoi tryezë debatuese në temën “Familja shqiptare në tranzicion”, në të cilën ligjëruan dy sociologë, Tahir Latifi e Jeton Bajshori.

Temat “Familja dhe siguria sociale në Kosovë” dhe “Tranziconi nga familja tradicionale në atë bashkëkohore shqiptare” zgjuan kurreshtjen e studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale për një debat interaktiv.

Dekani i Shkencave Sociale prof.dr.Hysen Kasumi në fjalën hyrëse të takimit foli përkitazi me rëndësinë e shënimit të kësaj date, duke falënderuar z.Tahir Latifi dhe z. Jeton Brajshori, si dhe studentët për pjesëmarrje në këtë tryezë.

Kjo tryezë diskutimi për familjen ishte një mundësi e mirë për studentë e Fakultetin të Shkencave Sociale që të njihen me terma të ndryshme rreth familjes tradicionale dhe asaj bashkëkohore.

 

INSTITUTI AAB
APLIKO