Menaxherja e projekteve në platformën CIVIKOS Gresa Berisha mban ligjëratë në Kolegjin AAB

2 Maj 2024

Sot në Kolegjin AAB menaxherja e projekteve në platformën CIVIKOS Gresa Berisha, ka mbajtur ligjëratë në kuadër të lëndës “Impakti i BE-së në shtetndërtimin e Kosovës I”.

Në ligjëratën e saj Gresa është fokusuar në rolin e shoqërisë civile për agjendën/vlerat evropiane, në veçanti për projektet dhe objektivat zhvillimore.

CIVIKOS është një rrjet i organizatave joqeveritare që ndërmjetësojnë punën e shoqërisë civile me institucionet publike në Kosovë.

Share: