MESAZH I REKTORIT TË KOLEGJIT AAB, DR. SC. BUJAR DEMJAHA PËR FESTAT E FUNDVITIT

24 Dhjetor 2021

Të dashur studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Mund të themi lirshëm që vitet 2020 dhe 2021 ishin mjaft të vështira pasi që pandemia e kaploi të gjithë botën.

Ne si Kolegj i kemi qëndruar ballë këtyre sfidave përkundër vështirësive duke u munduar që në maksimum t’i përgjigjemi kërkesave të studentëve tanë, si një institucion i dalluar në vend dhe jo vetëm.

Tani që festat e fundvitit po afrohen, unë mbes me shpresë që në Vitin e Ri 2022 kjo sfidë dhe sfidat e kaluara të harrohen, ndërsa uroj që të begatohemi me shëndet, mirësi, sukses dhe dashuri të madhe mes vete.

Gëzuar festat 2022! 

Share: