Mësimdhënësi i AAB-së, Albin Xharra, boton librin e parë për Montazhin në gjuhën shqipe

13 Janar 2020

Studentët e Fakultetit të Komunikimit Masiv të cilët studiojnë mediat, por edhe ata që merren me artet filmike, tani e tutje do ta kenë më të lehtë që aspektin teorik të lëndës së montazhit ta mësojnë përmes librit të parë në gjuhën shqipe për Montazhin.

Mësimdhënësi Albin Xharra, i cili ka një përvojë të gjatë profesionale në fushën e montazhit, ka botuar librin “Montazh: Arti i fshehtë filmik”, libër ky që i dedikohet studentëve dhe profesionistëve të kësaj fushe.

Libri jep shpjegime të hollësishme për montazhin si një nga aspektet e domosdoshme në film e media, duke filluar nga historiku, rregullat e përdorimit, llojet e tij, ritmin, veprimet korrekte e të gabuara dhe shumë elemente të tjera plotësuese.

Redaktor i librit është profesori i njohur nga BeH, Zijad Mehic. Studentët dhe të interesuarit e tjerë librin mund ta gjejnë në librarinë e Kolegjit AAB.

Share: