Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim studentët e Klubit të Debatit të Fakultetit Administratë Publike

24 Mars 2018

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, priti në takim studentët e Fakultetit të Administratës Publike, pjesë e Klubit të Debatit. Gjatë këtij takimi studentët u njoftuan me punën e kësaj ministrie si dhe organet e departamentet që veprojnë brenda saj.

Ministri Sefaj me fjalë motivuese i inkurajoi studentët për vazhdimin e ngritjes së nivelit profesional të tyre duke i këshilluar ata që në asnjë formë të mos heqin dorë nga përfundimi i studimeve.

Z.Sefaj, falënderoi Kolegjin AAB për mundësitë e mëdha që u ofron studentëve, ai gjithashtu falënderoi edhe vet studentët duke shprehur konsideratë të veçantë për angazhimin e tyre të cilët në të ardhmen do të jenë administrator të rinj në ofrimin e shërbimeve publike.

Studentët shprehën interesim të lartë për punën e këtij organi shtetëror ndër më të rëndësishmit për vendin.

Share: