Mirlinda Qyqalla, e diplomuar në Fakultetin e Komunikimit Masiv, tani punon në Zyrën për Medie në QKUK

22 Dhjetor 2014

Një nga ta është edhe Mirlinda Qyqalla, e cila me sukses të dalluar i ka kryer studimet bachelor dhe master në Fakultetin e Komunikimit Masiv në Kolegjin AAB. Ajo  tani punon si zyrtare për informim në Zyrën për Medie dhe Marrëdhënie me Publikun në Shërbimin Spitalor  Klinik Universitar të Kosovës. 

 “Jam e kënaqur që tani punoj në kuadër  të profesionit tim dhe asnjëherë nuk do të ndalem në kërkimin e niveleve të tjera në karrierën time të mëtejme”, ka thënë Mirlinda për revistën “Alumni AAB”.

Mirlinda për këtë revistë shprehet se në Kolegjin AAB  ligjërojnë profesorë me performancë të lartë akademike, si nga Kosova poashtu edhe nga Shqipëria, dhe kjo është arsyeja që studentët e këtij institucioni cilësohen  si studentët më të suksesshëm në fusha të ndryshme shoqërore dhe shkencore.

Share: