Një nga sportistët më të suksesshëm Muhamet Ramadani, diplomon në Bachelor në Kolegjin AAB

31 Tetor 2025

Studenti Muhamet Ramadani, një nga sportistët më të njohur në Kosovë me rekordet e tij në hedhjen e gjyles, ka diplomuar në nivelin Bachelor në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit.

Përkushtimi akademik

Me temënLëvizja dhe forca në teknikën e hedhjes së sferës”, me mentor Prof.Asoc.Dr. Arben Maliqi, Muhameti dëshmoi edhe një herë përkushtimin e tij për dije dhe pasion të madh për sportin.

Regjistrimi në Master

Pas diplomimit, Muhameti është regjistruar në nivelin Master në Kulturë Fizike dhe Sport, me synim që të thellojë njohuritë dhe aftësitë në fushën e sportit, si dhe të vazhdojë rrugën drejt rekordeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kolegji AAB vazhdimisht mbështet talentin dhe suksesin akademik të secilit student!

Share: