Mundësi për bursë për studentët e diplomuar nga Kosova përmes organizatës “Rondine Cittadella della Pace” – Itali

22 Prill 2024
Scholarship opportunity for students graduating from "Rondine Cittadella della Pace" - Italy

Zyra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në “Rondine Cittadella della Pace” Itali, ka hapur thirrje për aplikim në “World House program 2024 – 2025”, një përvojë unike për të rinjtë që duan të bëjnë ndryshime.

“Rondine” është një OJQ e angazhuar për të promovuar arsimin, ndryshimin social dhe dialogun. Thirrja është e hapur për të diplomuarit (ose studentët që fitojnë diplomën e tyre Bachelor deri në korrik 2024), të moshës 21-28 vjeç dhe të angazhuar në shoqërinë civile.

Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të kalojnë 18 muaj në një kampus sfidues ndërkombëtar në Toskanë duke punuar në transformimin e konflikteve dhe angazhimin e komunitetit, duke kombinuar arsimin inovativ me një master (M1) në universitetet italiane.

Për ata që janë të interesuar të zbatojnë një projekt me ndikim social, “Rondine” ofron një trajnim shtesë 6-mujor për hartimin e projektit në fund të “World House program”.

Afati i fundit për aplikim është 28 prill 2024. Të gjitha informacionet mund t’i gjeni në https://callforparticipants.rondine.org/

Share: