Kolegji AAB mban çdoherë të informuar studentët për mundësi të punës praktike nga organizata, kompani apo partner të shumtë. Në njërën nga njoftimet për trajnim nga kompania NextSeo, studentja e Fakultetit të Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB, Elda Sallauka, vendosi të aplikonte për të përfunduar trajnimin, që më pas ofronte edhe punë praktike me mundësi punësimi.
Elda u bë pjesë e trajnimit ‘’Hyrje në Marketing Dixhital dhe SEO” për 5 javë me radhë, për të vazhduar më pas me punën praktike për 5 javë të tjera. Kurse tani ajo bën 3 vite prej kur është punësuar dhe është pjesë e kësaj kompanie.
Ajo tha se ky njoftim nga Kolegji AAB, i shërbeu si urë lidhëse për të gjetur një punë të re, dhe se përherë është mirënjohëse për njoftimet e tilla që janë në të mirë të studentëve. Tutje, Elda shtoi se edhe studimet në Kolegjin AAB nënkuptojnë mundësi në profesione të shumta që ndërlidhen me botën e komunikimit.