Ndahen certifikatat për pjesëmarrësit në trajnimin për ChatGPT nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Unioni Studentor

9 Shkurt 2024

Është bërë ndarja e certifikatave për të gjithë pjesëmarrësit në trajnimin për ChatGPT, që u organizua nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Unioni Studentor.

Trajnimi u mbajt nga drejtori i Zyrës për Teknologji në Kolegjin AAB, Nusret Bilallaj, i cili falënderoi të gjithë për pjesëmarrje dhe angazhimin që treguan, ndërsa shtoi se inteligjenca artificiale është e ardhmja dhe duhet të hulumtohet rreth mënyrës si funksionon dhe faktorëve të tjerë me rëndësi.

Certifikatat u shpërndanë nga dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Jusuf Qarkaxhija, profesorit Nusret Bilallaj dhe nga Unioni Studentor, Donjeta Bajgora.

Share: