Ndarja e çmimeve në festivalin Prishtina International Theater Festival 2017

20 Tetor 2017

Mbrëmja finale e ndarjes së çmimeve në festivalin Prishtina International Theater Festival 2017, që po mbahet në Teatrin AAB “Faruk Begolli” në Prishtinë,  do të mbahet më 21 tetor 2017, duke filluar nga ora 20.00 me programin garues të festivalit me shfaqjen përfaqësuese të Kosovës, “Armiku i popullit” në regji të Fatos Berishës.

Ndarja e çmimeve do të bëhet nga ora 22.00, shoqëruar nga një program artistik.

Pjesëmarrja juaj do ta bëjë më madhështor këtë event kulturor!

Ju mirëpresim!

 

Share: