Në AAB u prezantua korniza ligjore për pasurinë e përbashkët dhe mbajtjen financiare

27 Mars 2019

Studentët e Fakultetit të Psikologjise dhe ata të Juridikut sot morën pjesë në prezantimin “Puna ime, pasuria ime” organizuar nga organizata INJECT në bashkëpunim me Kolegjin AAB në kuadër të prezantimit të kornizës ligjore për pasurinë e përbashkët dhe mbajtjen financiare.

Gjatë këtij prezantimi u adresuan çështjet ligjore dhe vështirësitë nëpër të cilat kalojnë njerëzit gjatë ndarjes së pasurisë së përbashkët të krijuar gjatë martesës. Gjithashtu u fol edhe për pronësinë e përbashkët, për pasurinë e veçantë të bashkëshortëve e shumë tema të tjera të cilat preokupojnë shoqërinë tonë.

Luljeta Aliu, drejtoreshë e organizatës INJECT (Initiative for Justice and Equality), tha se në Kosovë gratë ende përballen me vështirësitë për të siguruar qasjen e tyre në pronë. Ndërsa korniza ligjore ekzistuese u garanton vajzave dhe grave te drejtën në trashëgimi.

Gjatë këtij takimi me studentët, Aliu bëri thirrje edhe për respektimin e Ligjit për Familje, i cili me iniciativën e saj është ndryshuar në janar të vitit 2019.

Share: