Në Ditën e Fëmijëve Fakulteti i Shkencave Sociale organizon aktivitet të veçantë për ta

1 Qershor 2023
On Children's Day, the Faculty of Social Sciences organizes a special activity for them

Me 1 qershor datë e cila njihet si Dita e Fëmijëve Fakulteti i Shkencave Sociale ka mirëpritur nxënësit e The British School of Kosova, duke i argëtuar ata me disa aktivitete interesante. Fëmijët kanë pasur rastin të shohin nga afër Qendrën për Praktikë në Kolegjin AAB, derisa u mirëpritën nga studentet e këtij fakulteti.

Ata u argëtuan me këndin atraktiv për fëmijë që gjendet në këtë qendër, ndërsa vizatuan, pikturuan, e krijuan figura interesante duke shfaqur talentet e tyre në bashkëpunim me studentet dhe dekanen e fakultetit Saranda Shatri.

Share: