Studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore me një aktivitet të veçantë kanë shënuar edhe këtë vit Ditën Ndërkombëtare të Diabetit.
Ata të mbikëqyrur nga asistentët dhe profesorët kanë ofruar falas matjen e glikemisë për studentët dhe stafin, në mënyrë që të ngritet vetëdijësimi për rëndësinë që kanë kontrolle të tilla në shëndetin tonë.
Edhe gjatë ditës së nesërme do të ofrohet matja e glikemisë falas për të gjithë qytetarët e Prishtinës në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 10:00 – 13:00.
Bëjeni shëndetin tuaj prioritet!