Në Ditën Ndërkombëtare të Diabetit në Kolegjin AAB ofrohet falas matja e glikemisë nga studentët

14 Nëntor 2023
On International Diabetes Day, AAB College offers free glycemic testing for students

Studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore me një aktivitet të veçantë kanë shënuar edhe këtë vit Ditën Ndërkombëtare të Diabetit.

Ata të mbikëqyrur nga asistentët dhe profesorët kanë ofruar falas matjen e glikemisë për studentët dhe stafin, në mënyrë që të ngritet vetëdijësimi për rëndësinë që kanë kontrolle të tilla në shëndetin tonë.

Edhe gjatë ditës së nesërme do të ofrohet matja e glikemisë falas për të gjithë qytetarët e Prishtinës në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 10:00 – 13:00.

Bëjeni shëndetin tuaj prioritet!

Share: