Në Kampusin e Ferizajt të Kolegjit AAB, u mbajt kuiz diturie për Ditën Ndërkombëtare të Kreativitetit dhe Inovacionit

24 Prill 2017

Me rastin e shënimit 21 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Kreativitetit dhe Inovacionit, studentët e Kolegjit AAB, dega në Ferizaj, organizuan një kuiz diturie në të cilin u përfshinë studentë nga të gjitha programet studimore që operojnë në këtë degë.

Qëllimi i këtij organizimi nga fusha ekreativitetit dhe inovacionit, ishte të sfiduarit e njohurive si dhe paraqitja e ideve inovative, si dhe shkëmbimii përvojave të tyre me njëri-tjetrin.

Fitues të kësaj gare dolën grupi i studentëve të Fakultetit të Gjuhës Angleze, të përfaqësuar nga Ariana Bajrami, Erolina Bekteshi, Valmira Gashi.

Në fund të aktivitetit drejtori Medain Hashani, duke falënderuar studentët për gatishmërinë për një iniciativë të tillë, shpërbleu fituesit me libra si dhe certifikata për pjesëmarrje për të gjithë garuesit.

Share: