Në Kolegjin AAB u hap ekspozita tradicionale e studentëve të Fakultetit të Arkitekturës dhe Arteve

25 Maj 2018

Në Teatrin e Kolegjit AAB “Faruk Begolli”, u bë hapja e ekspozitës kolektive tradicionale e studentëve të Fakultetit të Arkitekturës dhe të Arteve të Kolegjit AAB, ndërsa hapjes se ekspozitës i priu një program artistik i organizuar nga studentët e programeve të fushës së arteve.

Hapjen e ekspozitës e bëri Prorektori për Shkencë, prof. Shemsedin Vehapi, i cili në fjalën e tij vlerësoi lart punën e studentëve. Sipas tij, se kjo ekspozitë demonstron në mënyrën më të mirë plotësimin e konceptit didaktik i cili promovohet në Kolegjin AAB.“Organizmi i kësaj ekspozite është mjaft domethënës dhe i rëndësishëm për faktin se kjo demonstron në mënyrën më të mirë plotësimin e konceptit didaktik i cili promovohet në Kolegjin AAB, e i cili koncept synon ndërlidhjen e dijeve teorike me zhvillim të shkathtësive praktike të cilat demonstrohen përmes realizimit të veprave krijuese, që në këtë rast kanë karakter artistik” tha Vehapi.

Punimet e Ekspozitës së studentëve i përshëndeti edhe dekani i Fakultetit të Arteve, prof. Shyqri Nimani i cili tha se si pedagog i shumë gjeneratave që kane kaluar në Kolegjin AAB, është kënaqësi e madhe të shohesh avancimet e tyre në të gjitha fushat e artit.

“… Sot ne po hapim një ekspozitë e cila vjen si një kurorë pas këtyre viteve ku kanë diplomuar gjenerata të ndryshme, ku kanë dalë artistë të cilët kanë filluar karrierën e tyre dhe ne mund të mburremi jo vetëm si Universitet por edhe ne pedagogët e Fakultetit të Arteve dhe Arkitekturës. Nuk ka kënaqësi më të madhe për pedagogët kur e shohin frytin e tyre që po realizohet dhe që arti në Kosovë po shkon më tutje” u shpreh para një numri të madh të studentëve prof. Nimani.

Në këtë ekspozitë janë ekspozuar punime të përzgjedhura të studentëve të arteve të ndryshme pamore: arkitekturë dhe interier, dizajn grafik, grafika reklamuese, ilustrim, grafikë reklamuese, multimedia, fotografi, pikturë, art konceptual, etj.

Në fund të hapjes së ekspozitës duke e parë punën e studentëve dhe angazhimin e tyre, Kolegji AAB shpërblelu edhe një numër të studentëve me çmimin “Punimi më i mirë i vitit akademik” 2017/18.

Për të gjithë të interesuarit ekspozita është e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të shohin në objektin II-të të Kolegjit AAB.

Share: