Në Kolegjin AAB u promovua libri “Ekonomiksi i parasë, bankingut dhe tregjeve financiare”

2 Nëntor 2018

Në Kolegji AAB sot u promovua libri “The Economics of Money, Banking, and Financial Markets”, i autorit Frederic Mishkin, përkthyer në gjuhën shqipe nga Valentin Toçi, Gëzim Tosuni, Arben Mustafa, Driton Qehaja dhe Sokol Havolli.

Në promovim të librit dekani i Fakultetit Ekonomik, prof. Shaip Bytyqi, falënderoi dhe inkurajoi profesorët që të mos ndërpresin hulumtimin, për të sjellur në një periudhë sa më të shpejt edhe studime tjera të thelluara në lëminë e ekonomisë, bankave dhe tregut financiar në Kosovë.

“Vlera e shtuar e këtij libri është moduli që lidhet me ekonomiskin e parasë, bankingun dhe tregjet financiare. Ky libër nuk do t’ u shërbejë vetëm studentëve të Fakultetit Ekonomik, por, edhe studentëve të drejtimeve tjera. Inkurajoj profesorët që të mos ndalen me kaq, duke dhënë edhe modele më të pranuara dhe me zgjidhje adekuate që po kalon ekonomia kosovare”, tha dekani Bytyqi.

Ndërsa, prof. Arben Mustafa, njëri nga përkthyesit e librit “Ekonomiksi i parasë, bankingut dhe tregjeve financiare”, tregoi për studentët se kjo iniciativë për përkthimin e këtij libri ka ardhur si pasojë e mungesës së literaturës shqipe për ekonomistët e rinj. Ai shtoi se tash e tutje studentët kanë edhe një libër shtesë në literaturën e tyre për të mësuar.

“Nevoja e përkthimit të këtij libri ka ardhur duke e parë mungesën e literaturës shqipe. Ky libër do t’ ju mundësojë juve si studentë të keni qasje më të lehtë në literaturë sa i përket drejtimit të ekonomisë”, tha Mustafa. 

Ky libër i botuar nga Shtëpia Botuese, “Educational Center”, jep përgjigje se si punojnë tregjet financiare të tilla si ato për obligacionet, stoqet, valutat dhe institucionet financiare.

Share: