Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave të Shqipërisë

8 Dhjetor 2021

Rektori i Kolegjit AAB, Dr. Sc. Bujar Demjaha dhe Kryetari i Akademisë Shqiptare për Shkencë dhe Arte, Prof. Dr. Ksenofon Krisafi të përcjellur nga prorektorja e Kolegjit AAB, Venera Llunji dhe akademik Gëzim Hoxha nga kjo Akademi, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Kjo marrëveshje ka për qëllim promovimin dhe realizimin e projekteve dhe veprimtarive shkencore në çështje të kulturës, artit, shkencës.

Pasqyrimi i veprimtarive të njëra tjetrës dhe bashkëpunimi i ndërsjellë do të jenë ndër prioritet e këtyre dy institucioneve, duke përfshirë kontakte të vazhdueshme zyrtare, botime të përbashkëta dhe promovime librash.

Share: