Neuropsikiatri Nexhmedin Shala mban ligjëratë për studentët e Fakultetit të Psikologjisë në Kolegjin AAB

18 Dhjetor 2023
Neuropsychiatrist Nexhmedin Shala holds a lecture for the students of the Faculty of Psychology at AAB College

Me kërkesë të studentëve, neuropsikiatri i njohur kosovar Nexhmedin Shala ka mbajtur ligjëratë për studentët e Fakultetit të Psikologjisë në Kolegjin AAB.

Tema e kësaj ligjërate ishte “Çrregullimet e personalitetit” gjendje kjo e shëndetit mendor për të cilën u fol në detaje nga Shala, ndërsa pati hapësirë edhe për studentët të parashtrojnë pyetjet e tyre.

Shala paraqiti statistika, përkufizime të nocioneve që ndërlidhen me këtë gjendje, ndërsa tha se ka lloje të ndryshme faktorësh që ndikojnë në shfaqjen e saj si faktorët gjenetik, psikologjik, biosocial, psikobiologjik etj.

Ai tha se tema e kësaj ligjërate është e një rëndësie të veçantë informative dhe profesionale. Kurse qëllimi i saj është që studentët e Fakultetit të Psikologjisë të marrin informatat bazë, të kuptojnë manifestimin klinik të personalitetit dhe llojet e personalitetit të ndarë në grupe, të jenë të aftë të diagnostikojnë çrregullimin e personalitetit dhe të merren në mënyrë aktive me procedurat që duhen ndjekur për diagnostikim.

Share: