Për të depërtuar nga Kolegji AAB për vazhdimin e studimeve apo për të marrë pjesë në ndonjë garë prestigjioze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe atë me bursa të plota duke u mbështetur nga vet institucioni, nga organizatat ndërkombëtare dhe nga institucionet qeveritare vendore dhe atë amerikane, për studentët e Kolegjit AAB nuk është e vështirë.
Sa për ilustrim po marrim si shembull disa kandidatë, të cilët një pjesë të studimeve i kanë përfunduar në Kolegjin AAB, kurse studimet master tani janë duke i vazhduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kemi tre studentë si: Ngadhnjim Halilaj dhe Dren Puka, të cilët studimet bachelor i kanë përfunduar për Menaxhment dhe Informatikë në Fakultetin Ekonomik, studimet master tani janë duke i vazhduar në ShBA, në Northern Illinois University, kurse Arben Fejza, i diplomuar në Fakultetin e Gjuhës Angleze, nga viti akademik 2016/ 2017, studimet master do t’ i fillojë po në këtë shtet, dhe atë që të tre falë bursës së plotë të fituar nga organizata WorldLearning në bashkëpunim me USAID-in dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), në programin Transformational Leadership Program- Scholarships and Partnerships (TLP- SP).
Përveç vazhdimit të studimeve, studentët e Kolegjit AAB në ShBA, morën pjesë edhe nëpër gara të shumta prestigjioze nga fushat e ndryshme, kryesisht fusha të cilat studiohen edhe në AAB, duke rrëmbyer medalje të arta, vende të para dhe çmime tjera.
Artan Avdiu, student i Fakultetit të Komunikimin Masiv, drejtimi Produksion, për shtatë ditë me radhë ka qëndruar në ShBA, dhe ka marrë pjesë në festivalin “International Peace & Film Festival”, që u mbajt në Orlando të Floridas, duke ka fituar çmimin “Essence Award” me filmin “Mungesa”. Artan Avdiu së bashku me Shqipërim Selimi, autorët e filmit, filmin e kanë realizuar vetëm për një projekt në kuadër të lëndës “Montazh”, por pas kritikave pozitive që morën nga profesori i lëndës Zijad Mehiç dhe asistenti Albin Xharra, e kanë dërguar në festivalin në fjalë, ku pas aplikimit filmi menjëherë është nominuar në kategorinë “Student Short Film” dhe “Ambasador of Peace”.
Vlen të theksohet se në garën prestigjioze NASA – Space Apps Challenge 2015, e mbajtur gjatë vitit të kaluar, po në ShBA, mentori i dizajnit ka qenë studenti i Fakultetit të Dizajnit Grafik, Visar Spanca. Visari ka thënë se “përveç ftesës që kam marrë nga NASA, nga ana profesionale kam përfituar njohuri të shumta për menaxhimin e grupeve dhe nga lemia e dizajnit”, duke shtuar se falë njohurive të fituara gjatë studimeve në Kolegjin AAB kam arritur të bëhem mentori i dizajnit të garës në fjalë.
Po në muajin që shko, të këtij viti, studentët e Kolegjit AAB fituan tri medalje të arta në New York, në Turneun e XXI Ndërkombëtar të Karatesë Hiraldo’ s Kai Shobukan, në Queens të Nju Jorkut. Seida Suma, studente e Fakultetit Ekonomik, zuri vendin e parë në Kata individuale dhe fitoi medaljen e artë; Hantija Ibroci, studente e Juridikut, zuri vendin e parë në luftëra individuale, dhe po ashtu rrëmbeu medaljen e artë, ndërsa Antigona Rama, studente e Kulturës Fizike, u shpërblye me vendin e dytë në luftërat individuale dhe rrëmbeu medalje të argjendtë. Në këtë turne morën pjesë 14 shtete me rreth 500 garues.
Rezultat i këtyre arritjeve është sepse Kolegji AAB studentëve të vetë ju ofron planprograme, të cila janë në përputhshmëri të njëjta me planprogramet e universiteteve më të mëdha në botë dhe atë në të gjithë nivelet dhe programet e studimit.