Nis aktivitetet projekti vetëdijësues “Bëhu një mik, jo një bullizues”

21 Qershor 2022

Këtë të shtunë u mbajt paneli i diskutimit në kuadër të projektit studentor “Bëhu një mik, jo një bullizues”. Me organizimin e panelit dhe aktiviteteve në kuadër të këtij projekti u morën studentët e Fakultetit të Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB, në krye me koordinatoren Artiola Kajtazi dhe pjesëmarrësve Erleta Morina, Njomzë Hajrizi, Valdete Menxhiqi, Leart Halili.

Pjesë e diskutimit ishin Arjeta Ukelli- Gashi, psikologe dhe psikoterapeute nga Qendra për Shërime Humane dhe Zhvillim, Ardijan Krasniqi, aktivist i të drejtave të komuniteteve dhe lider i grupit joformal United Towards Arts dhe Leart Halili, aktivist i të drejtave të njeriut.

Ky panel kishte moton “Ndaje storjen tënde”, një iniciativë për fuqizimin e viktimave të bullizmit përmes ndarjes së eksperiencave. Në kete takim u diskutua fenomeni i bullzimit brenda dhe jashtë institucioneve arsimore, pasojat që le ky fenomen si dhe masat që duhen të ndërmerren në mënyrë që të reduktojmë e parandalojmë atë. 

Takimi i radhës organizohet nesër në Qendrën Mediale të Kolegjit AAB nga ora 12:00.

Share: