Të nderuar studentë,
ju njoftojmë se bazuar në Ligjin për festa zyrtare dhe Kalendarin akademik 2021/22, me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Kolegji AAB nuk do të punojë në asnjërën nga degët e veta, të enjten më 17 shkurt 2022.
Gëzuar 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nga Kolegji AAB!