Organizata “Open Data Kosovo” organizon trajnim pesë ditor për studentët e gazetarisë

31 Maj 2018

Të nderuar studentë,

Ju njoftojmë se organizata “Open Data Kosovo” (ODK) ka organizuar një trajnim që do të zhvillohet në formë të një punëtorie për Gjeneratat e ardhshme të Gazetarisë, e cila do të zgjasë për pesë ditë.

Kjo punëtori ka për qëllim trajnimin e studentëve të gazetarisë për interpretimin dhe përdorimin e të dhënave të hapura, qasjet e suksesshme të tregimit dhe mjetet prezantuese, njohuri nga dizajni i përqendruar në njerëz dhe shkencat e sjelljes, teknikat bazë të vizualizimit etj.

Në këtë trajnim do të pranohen 20 studentë, ndërsa data e fundit për aplikim është 15 qershor 2018.

Gjeni KËTU vegëzën për aplikim online.

Share: