Organizata “YMCA” me trajnim për studentët e Kolegjit AAB për ndaljen e dhunës në baza gjinore

24 Nëntor 2022

Përfaqësues nga organizata “YMCA” kanë filluar trajnimin me studentët e Kolegjit AAB, i cili ka të bëjë me ndaljen e dhunës në baza gjinore. Ky trajnim u zhvillua në kuadër të programeve Y dhe Y+ nga kjo organizatë.

Studentët e Fakultetit të Psikologjisë dhe Gjuhës Angleze patën rastin të jenë pjesë e disa aktiviteteve ku u ndanë në grupe, për të diskutuar në lidhje me barazinë gjinore se cilat janë përfitimet që do ketë shoqëria. Më pas u prezantuan edhe disa statistika të përgjithshme të fenomeneve të dhunës në Kosovë.

Tutje u mbajtën edhe katër punëtori, të cilat paraqisnin detyra të ndryshme për studentët të ndarë në grupe, duke nisur nga dhuna seksuale, burrat si kujdestarë, çfarë është puna e grave etj.

Në fund të këtij trajnimi studentët pjesëmarrës të Kolegjit AAB do të kontaktohen për punëtoritë që mbahen nga organizata, duke pasur kështu rolin e edukatorit në shkolla të mesme në Kosovë, ndërsa secila orë që do mbahet nga ta do njihet edhe ndërkombëtarisht.

Share: