Para studentëve të Shkencave Kompjuterike u prezantua kriptovaluta e parë shqiptare “Loycha”

27 Nëntor 2018

Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB, ishin nikoqirë të Ozal Mehmeti, i cili u foli atyre për bitcoini-n, blockchain-in dhe maining.

Në kuadër të kësaj ligjërate, Mehmeti i njoftoi studentët për krijimin e kriptovalutës së parë kosovare të quajtur Loycha e cila është shkurtesë nga fjalët loyalty dhe blockchain. Ai foli për përparësitë e saj kundrejt valutave të tjera, duke potencuar edhe trendet më të reja të transaksioneve në ekonominë globale përmes kriptovalutave.

Në fund të prezentimit z.Ozal u përgjigj në pyetjet e studentëve të pranishëm ku studentët kërkuan të dijnë se ku është dallimi thelbësor i investimit në këtë kriptovalutë.

 

Share: