Partnerët e klinikave gjermane vizitojnë studentët e Fakultetit të Infermierisë në Kolegjin AAB

15 Qershor 2023
German clinic partners visit students of the Faculty of Nursing at AAB College

Programi për Karrierë dhe Punësim ka organizuar takimin e tretë me radhë brenda vitit me partnerët nga klinikat gjermane, për studentët e Fakultetit të Infermierisë të Kolegjit AAB. Qëllimi i kësaj vizite ishte rekrutimi dhe informimi i detajuar në lidhje me këto klinika, ndërsa u organizuan edhe takime me studentët që tashmë janë pjesë e tyre, gjithashtu u intervistuan kandidatët e rinj. Kjo është një nga mundësitë më të mira për të fituar një kontrate pune si infermier në Gjermani. Regjistrohuni në kurset tona dhe fitoni një kontratë pune me klinikat më prestigjioze gjermane.

Studentët që dëshirojnë të jenë pjesë e programit mund të na kontaktojnë përmes:

Email: [email protected]

Tel: +383 49 842 032

Share: