Partnerët gjermanë të Kolegjit AAB zhvillojnë takim virtual me studentët e Fakultetit të Infermierisë për vende të punës

28 Tetor 2022

Studentët e Fakultetit të Infermierisë në Kolegjin AAB, që janë pjesë e Programit për Karrierë dhe Punësim, gjatë kësaj jave janë takuar virtualisht me punëdhënësin e tyre Agapleison gAG Frankfurt. Ata janë intervistuar nga përfaqësuesit e kësaj klinike znj. Rams dhe znj. Thiel, ku këto të fundit janë shprehur tejet të kënaqura me studentët e intervistuar, si në aspektin e përgatitjes së tyre profesionale ashtu edhe në njohjen e gjuhës gjermane.Përmes Programit për Karrierë dhe Punësim, studentëve me takime të tilla iu lehtësohet edhe më shumë rasti për fillimin e punës jashtë shtetit, dhe krijimit të përvojës së rëndësishme profesionale.Secili nga ta njoftohet me punëdhënësin, kushtet dhe detyrat që do ketë në rast punësimi në klinikat më prestigjioze gjermane.

Share: