Përfaqësues nga Ambasada dhe Aleanca Franceze vizitojnë Kolegjin AAB për të diskutuar rreth bashkëpunimeve të radhës

25 Shtator 2023
Representatives from the French Embassy and Alliance visit AAB College to discuss further collaborations

Në ambientet e Bistro Montmart që ndodhet në Kolegjin AAB është mbajtur një takim zyrtar mes prorektores për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim Venera Llunji dhe përfaqësuesve të Ambasadës së Francës Donato Guiliani, Valon Ibraj dhe Fikrije Pllashniku.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe drejtoresha e Aleancës Franceze Emeline Blandin, zyrtarja Cecilia Maronnier si dhe përfaqësues nga universiteti i Prizrenit, Komuna e Vushtrrisë dhe Pejës.

Takimi u fokusua në planifikimin e aktiviteteve për muajt në vazhdim me partner Kolegjin AAB, ndërsa u diskutua edhe për shkëmbimet mes stafit dhe studentëve që do bëhen me universitetin e Francës si një nga universitetet me të cilin ekziston marrëveshje bashkëpunimi, por edhe me shumë institucione tjera që do i bashkohen së shpejti grupit Erasmus+ si partnerë të Kolegjit AAB.

Partneriteti dhe bashkëpunimi i Kolegjit AAB me Ambasadën e Francës i takon një rëndësie të madhe për institucionin tonë, prandaj përfshirja dhe angazhimi në projektet e shumta do sjell rezultate të dukshme.

Share: