Përfaqësues nga Universiteti Jaume i Spanjës vizitojnë Fakultetin e Stomatologjisë të Kolegjit AAB

8 Maj 2023
Representatives from the Jaume University of Spain visit the Faculty of Dentistry of the AAB College

Drejtori i programit master nga Universiteti Jaume në Spanjë Juloo Suay, ka qëndruar për vizitë në Fakultetin e Stomatologjisë të Kolegjit AAB. Ai është takuar me zv/rektorin e Kolegjit AAB Shemsedin Vehapi, dekanin e këtij fakultetit Astrit Kuçi, Dr. Fisnik Kasapi dhe profesorin Bleron Azizi i cili njëherit është edhe ligjërues i jashtëm në këtë universitet.

Në këtë takim u bisedua rreth mundësive të bashkëpunimit me Fakultetin e Stomatologjisë dhe Universitetit Jaume, përfshirë nivelin master dhe hulumtimet shkencore në këtë fushë, por edhe degëve tjera aplikative mjekësore.

Share: