Rektori i Kolegjit AAB Lulzim Tafa, bashkë me stafin e tij e ka mirëpritur në një vizitë kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Skënder Gjinushin, nënkryetarin Vasil Tole, akademikun Anastas Angjeli dhe bashkëpunëtorë të tjerë të Akademisë.
Rektori Tafa njoftoi mysafirët për themelimin dhe zhvillimin e Kolegjit AAB ndër vite, me të arriturat e mëdha si institucioni më i madh jopublik në vend.
Takimi pati në fokus edhe thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve në aspektin e kërkimit shkencor, si dhe krijimin e një qendre ballkanike për hulumtim.