Përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara të Kosovës ligjëruan për studentët e Fakultetit Juridik në Kolegjin AAB

3 Prill 2019

Me qëllim të informimit të studentëve lidhur me funksionimin, organizimin dhe juridiksionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë, sot në Kolegjin AAB para studentëve të Fakultetit Juridik ligjëruan Solène Moutier shefe e njësisë për informin dhe Komunikim në DHSK, Paul Landers, Zyra e Ombudspersonit, si dhe Bekim Blakaj, drejtor i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

Përfaqësuesit e DHSK-së, njoftuan studentët lidhur me mandatin dhe rolin e DHSK-së në Kosovë, organizimin e brendshëm të saj si dhe procedurat. Në këtë tryezë gjithashtu u fol edhe për rolin dhe detyrat e Ombudspesonit (avokatit të popullit), i cili është themeluar për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të personave të cilët do të jenë pjesë e procedurave para këtyre dhomave të specializuara.

Studentët parashtruan pyetje për të cilat edhe morën përgjigje nga përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara të Kosovës, ndërsa ideja e kësaj ligjërate ishte që të hiqen dilemat dhe informatat e pasakta për dhomat e specializuara.

Share: