Përfaqësuesit e KosovaJob vizitojnë degën e Kolegjit AAB në Ferizaj

9 Nëntor 2022

Në degën e Kolegjit AAB në Ferizaj ishin për vizitë përfaqësues nga KosovaJob, ku në mesin e takimeve të zhvilluara u nënshkrua edhe një marrëveshje. Ata takuan drejtorin e këtij kampusi, prof. ass. dr. Shaip Bytyqin, derisa u shprehën të lumtur për marëveshjen e arritur dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.

Përfaqësuesi i kësaj platforme, Shkamb Kërleshi, mbajti edhe një sesion informues duke iu treguar studentëve se si mund të marrin pjesë në punë praktike në institucione të ndryshme, ku platforma KosovaJob shërben si urë lidhëse duke iu mundësuar qasje më të lehtë me punëdhënësit.

Share: