Përfaqësuesit e lartë të Odës Zejtare të Dortmundit vizituan Kolegjin AAB

31 Gusht 2017

Kolegjin AAB dhe Qendrën Gjermane të Kompetencës (QGJK) e vizituan përfaqësuesit e lartë të Odës Zejtare të Dortmundit (OZD), të Republikës së Gjermanisë, si: drejtori gjeneral i HOPE Consulting GmbH, z. Wilhelm Hicking, drejtoresha për Politika ekonomike dhe Bashkëpunim ndërkombëtar në OZD, njëkohësisht anëtare e Bordit Drejtues të OZD-s, znj. Olesja Mouelhi-Ort, dhe koordinatori i Projektit të Partneritetit për Arsim Profesional në Kosovë, z. Franc Musolli, me qëllim që znj. Mouehli-Ort, të njihet nga afër me të gjitha kushtet, infrastrukturën dhe personelin e QGJK-së, si dhe rritjen e mundësive për projekte të përbashkëta bashkëpunimi.

Z. Hicking dhe znj. Mouelhi-Ort,u ndanë të kënaqur me zhvillimet pozitive në AAB, me programet e reja të akredituara dhe krijimin e mundësive për rritjen e zhvillimit të arsimit dhe aftësimit profesional në tregun e punës.

Si pikënisje u kërkua nga mysafirët, që përfaqësuesit e QGJK-së të realizojnë një vizitë studimore në Dortmund-Gjermanisë, me qëllim që të shohin nga afër punëtoritë e arsimit dhe aftësimit profesional dhe pastaj edhe të krijimit të mundësisë së trajnimit të personelit në QGJK. Pala nga OZD e përshëndeti këtë iniciativë dhe e mirëpriti interesimin për bashkëpunim rreth përdorimit të literaturës përkatëse për profesione të përzgjedhura në fushat e caktuara në kuadër të arsimit profesional.

Vlen të theksohet se Kolegji AAB, para një viti nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Odën Zejtare të Dortmundit (OZD), me qëllim të rritjes dhe punësimit të të rinjve dhe të rriturve në Kosovë, përmes programeve të cilësisë së lartë të aftësimit dhe arsimit dual profesional me standardet më të larta, siç janë përcaktuar nga autoritetet e Kosovës.

Share: