Përfaqësuesit e SANA Kliniken AG po zhvillojnë raundin e dytë të intervistave me studentët e Infermierisë

Po vazhdon jetësimi i marrëveshjes së bashkëpunimit të Fakultetit të Infermierisë të Kolegjit AAB me rrjetin më të madh spitalor në Gjermani “SANA Kliniken AG”. Studentë të shumtë të AAB-së, sot po i nënshtrohen raundit të dytë të intervistave me përfaqësuesit e Klinës Gjermane “SANA Kliniken AG”.

Studentët të cilët tregojnë sukses gjatë intervistave të realizuara do t’ i bashkohen rrjetit më të madh “SANA Kliniken AG”, e cila përbëhet nga rreth 60 klinika mjekësore, duke filluar nga klinikat spitalore universitare e deri te spitalet regjionale.

Fakulteti i Infermierisë i Kolegjit AAB, është institucioni i vetëm i cili kohë më parë arriti marrëveshje edhe me ERGO Group, përmes së cilës qindra studentë tashmë kanë nënshkruar kontratat e punës.

 

 

 

 

 

INSTITUTI AAB
APLIKO