Përfaqësuesja e Zyrës Kombëtare të Auditimit zhvillon ligjëratë në Kolegjin AAB

9 Shkurt 2026

Fakulteti EkonomikKolegjin AAB ka zhvilluar ligjëratën e radhës, ku u trajtua tema “Auditimi i institucioneve publike në praktikë”.

Ligjërata u mbajt nga znj. Xhemile Berisha, përfaqësuese e Zyrës Kombëtare të Auditimit, e cila ndau përvojën e saj profesionale dhe njohuri të detajuara mbi proceset reale te auditimit publik.

Gjatë ligjëratës, studentët patën mundësi diskutimi  dhe të njihen nga afër me proceset praktike të auditimit, rolin e auditorit, si dhe sfidat që hasen gjatë këtij procesi.

Kjo ligjëratë  shërbeu si një mundësi e rëndësishme për avancimin e njohurive praktike të studentëve në  fushën e auditimit publik.

Share: